Thjesht / Shpejt / Saktë

Kujdes i plotë për shëndetin tuaj oral

(shpejt dhe në mënyrë efikase)

Rreth nesh

Dent Artis është një klinikë dentare private e themeluar në qershor të vitit 2000 nga Dr. Huzri Ismani.

Në fillimet e saj, ordinanca jonë ofronte shërbime të përgjithshme të stomatologjisë primare. Me kalimin e kohës, përmes edukimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit profesional të ekipit stomatologjik, duke ndjekur shumë seminare dhe kurse brenda dhe jashtë vendit, Dent Artis u zhvillua dhe filloi të ofrojë shërbime nga disa degë të specializuara të stomatologjisë, si kirurgjia orale, implantologjia, protetika fikse bashkëkohore, ortodoncia, etj.

Pacienti dhe shëndeti i tij oral janë prioriteti ynë në Dent Artis. Që nga fillimi, me përkushtim të madh jemi në dispozicion të nevojave dhe shqetësimeve të tyre, duke u kujdesur maksimalisht për të ofruar trajtimet më të mira pa dhimbje, me përdorimin e teknikave dhe pajisjeve më moderne.

Ekipi stomatologjik në Dent Artis përbëhet nga mjekë të stomatologjisë së përgjithshme, specialistë nga degë të ndryshme të stomatologjisë, personel mjekësor, administratorë dhe teknikë dentarë, të cilët vazhdimisht edukohen duke ndjekur seminare dhe kurse të ndryshme për të qenë në hap me metodat dhe teknikat inovative të stomatologjisë bashkëkohore.

Dent Artis ndodhet në Shkup, në komunën e Çairit, në bulevardin kryesor “Hristijan Todorovski Karpoš” nr. 98B. Është lehtësisht i aksesueshëm nga disa lagje të qytetit dhe nga jashtë tij.

Dent Artis është mirënjohëse ndaj të gjithë pacientëve që kanë vizituar ordinancën tonë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për nevojat e tyre.

Punojmë çdo ditë të javës nga ora 09:00 deri në 17:00. Ordinanca është e mbyllur gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.